Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.”
Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar “Aosta” u vu në pranga me qëllim ekstradimin, Lulzim Halili, banues në Tiranë.
Halili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. /abcnews.al/


