Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I dënuar në Itali me 6 vjet burg për krim seksual, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

schedule12:15 - 18 Prill, 2025

schedule 12:15 - 18 Prill, 2025

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 38”. I dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjenova, me 6 vjet burgim, për krime seksuale, krime kundër personit dhe krime kundër pasurisë, kapet në fshatin Cakran, 24-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”, lokalizuan në fshatin Cakran, Fier, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Erbin Nazeraj, 24 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje.



Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!