EMRI/ I dënuar me 8 vite burg nga Gjykata Italiane, kapet në Tiranë 49-vjeçari

schedule13:56 - 11 Nëntor, 2020

schedule 13:56 - 11 Nëntor, 2020

Driton Beti, 49-vjeç është arrestuar nga policia me qëllim esktradimin drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Në pranga është vënë edhe Fation Bushgjokaj, 29-vjeç pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 23 ditë burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

“Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 49-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ndalohet dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Shemsi Haka” u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fation Bushgjokaj, 29 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 23 ditë burgim. Ky shtetas, gjatë tentativës për t’iu larguar shërbimeve të Policisë me mjetin e tij, ka dëmtuar një mjet të ndaluar dhe portën e jashtme të një banese në afërsi të rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia./mv.abcnews.al