Një automjet tip “Wolksvagen”ka shpërthyer gjatë natës në qytetin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen “28 Nëntori”.
Në automjet dyshohet të jetë vendosur një sasi lënde eksplozive. Abcnews.al mëson se automjeti është në pronësi të prokurorit, Albert Kuliçi.
Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me detyrën e prokurorit, ndërsa nga shpëthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Nga pamjet e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prokurori Kuliçi.
/abcnews.al