32-vjeçari Ardit Miha është ekstraduar nga Greqia. I riu, kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë me thikë, një person në lagjen nr. 13, Durrës.
“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit 32 vjeç, të lindur në Bulqizë”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/


