Një 78 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në Vlorë.
Sipas informacioneve viktima është i moshuari Shesai Kofina, i cili dyshohet se është mbytur në det.
Ndërkaq mësohet se trupi i viktimës po transportohet drejt morgut të spitalit të Vlorës për të kryer edhe kontrollit për të mësuar saktësisht shkakun.
sipas policisë mësohet se shkak 78 vjeçari, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin, te “Plazhi i ri”.
“Rreth orës 11:00, 78 vjeçari, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin, te “Plazhi i ri”.
Për pasojë, 78-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al