Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet i vdekur i riu pranë liqenit të Shkopetit

schedule09:36 - 9 Korrik, 2025

schedule 09:36 - 9 Korrik, 2025

SHKOPET-Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Ka qenë babai i tij që ka bërë kallëzim në polici mbrëmjen e së martës, se i biri Renis Dobra nuk është kthyer në banesë. Policia thotë se pas disa orësh kërkime, kanë gjetur trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërkohë që sipas policisë automjeti me të cilën lëvizte i riu ka rënë në liqen. Sipas burimeve nga grupi hetimor, në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit.



Këto shenja ngjallin dyshime të forta se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale. I riu Renis Dobra nuk ka precedentë të mëparshëm kriminal. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!