EMRI/FOTO | Ariu sulmon bariun në bjeshkët e Gjallicës

schedule13:24 - 20 Tetor, 2019

schedule 13:24 - 20 Tetor, 2019

Një ari ka sulmuar një bari në  fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjallicës. Sipas informacionet e para Ekrem Onuzi ka marrë  plagë të shumta në kokë dhe në trup, por dhe hemoragji.

 

Burime bëjnë me dije se ai ka arritur të njoftojë sallën e emergjencave dhe  dy orë më vonë në ndihmë të tij shkoi një helikopter i cili bëri të mundur transportimin në spitalin e Traumës në Tiranë. Onuzi ka qenë duke kullotur bagëtitë kur u sulmua nga kafsha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!