Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn në Elbasan, arrestohet organizatori dhe porositësi

schedule17:48 - 18 Shtator, 2020

schedule 17:48 - 18 Shtator, 2020

Policia e Elbasanit ka njoftuar se  është arrestuar një 34-vjeçar, pasi me prova është dokumentuar se është porositësi dhe ekzekutuesi i 2 vrasjeve të ndodhura në muajin korrik në Elbasan.

Sipas policisë 34-vjeçari ka ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn ngjarje të ndodhura 2 muaj më parë.

Në pranga ka rënë shtetasi Erion Alibej, për të cilën gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.



LEXO edhe: Ishte “kyçur” në shtëpi, por porositi 3 vrasje! Karriera e vëllait të “Tarzanit” dhe linja e kokainës Holandë-Itali që prishi pazaret

Mësohet se Alibej ka qenë në “arrest shtëpie” i dënuar për një plagosje tjetër ndërsa, ditën e sotme është kthyer në burg si autor i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

LEXO edhe: FOTO/ Porositi vrasjet që tronditën Elbasanin, del fotoja e Erion Alibej

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Shkumbini”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, e 34-vjeçarit që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 34-vjeçarin, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin Erion Alibej, 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!