Foto ilustruese
Një 82-vjeçare është dërguar nga autoambulanca me dëmtime në trup në spitalin e Vlorës.
Azbie Resulaj është aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spital.
Sipas policisë e moshuara është dhunuar nga një 37 vjeçar, i cili është vëllai i nuses së djalit, i cili është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasja 82 vjeçe, banuese në Vlorë.
Nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi , 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases së moshuar).
Shtetasi është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al