EMRI/ Dorëhiqet nga dosja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit një nga prokurorët e çështjes

schedule17:05 - 10 Nëntor, 2022

schedule 17:05 - 10 Nëntor, 2022

Është dorëhequr nga dosja e vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani në Elbasan një nga prokurorët e çështjes.

 

Abc mëson se prokurori Platin Aliçka ka dhënë dorëheqjen nga dosja e vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani në 21 prill të vitit 2021, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve elektorale.

Sipas asaj që mëson Abc arsyet e dorëheqjes nga dosja e prokurorit Aliçka, vijnë për arsye shëndetësore.

Dorëheqja e Aliçkës vjen pas përfundimit të hetimeve, ku tashmë çështja është në gjykim në Gjykatën e Elbasanit.

Kujtojmë që për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani akuzohet ish-oficeri Arbër Papleka, i cili gjatë fushatës elektorale ishte pjesë e “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” të ngritur nga PD.

Gjatë përplasjes me armë në qendër të Elbasanit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe tre persona të tjerë u plagosën, mes tyre dy punonjës policie.

Ndërkohë një ditë më parë Arbër Papleka i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka treguar versionin e tij të ngjarjes së një viti më parë, ndërsa ka bërë dhe deklarata prekëse.

Deklarata e plotë e Arbër Paplekajt:

Për nder, mbret edhe fe, një malsor e bën dekën si me le

“Një filozof i vjetër ka thënë që: “I mbjellë nga era e i korrë nga era, Diell krijues e që s’perëndon është Njeriu”. Njeriu është kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë dhe duke u kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë jo në pamjen fizike por në natyrën e tij krijuese ka kriju gjana të ndryshme në jetë. Një ndër institucionet më thelbësore që njeriu ka krijuar është Gjykata, përfaqësues direkt i cili jeni ju.E vetmja gjë që përfaqëson të drejtën hyjnore është gjykimi. Dhe juve kur ju shikoj, nuk ju shikoj thjesht si një njeri. Ju shikoj si një autoritet, e kam thënë edhe tek seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurimit, do e pranoj me përulësi çdo vendim që do të merrni.

Nuk do e komentoj, as edhe një i afërm i imi, as një lidhje e imja s’do e komentojë… ama deri në momentin që do të vijë një vendim, unë do të shfrytëzoj të drejtën time për me komentu çdo gjë që e quaj të padrejtë.Tani, më lejoni që tu flas pak për subjektin, kush është Arbër Papleka. Nuk do u marr kohë me përsërit vetveten.

Jam i bindur që keni lexu disa gjëra.Në seancën e parë gjyqësore kam tregu gjenealogjinë time, këtu e 15 breza, për 500 vjet. Pra, nuk jam një njeri që njeh thjesht babën edhe gjyshin, jam një njeri që njeh historinë e fisit të vet, këtu e 500 vjet, kur jena kriju. Nuk po përsëris emrat e tyne, që unë i kam përmend me emra në këtë sallë.

Por do ndalem shkurtimisht për diçka që më ka formu mu si njeri.

Halil Papleka, djali i axhës i gjyshit tim, është vra 26 vjeç nga forcat komuniste.*nderpritet seanca disa minuta*Po e vazhdoj aty ku e lashë, tek një përshkrim i shpejtë i personave që kanë ndiku në fillimin e jetës time, në atë kohë ku formohet karakteri i njeriut që është mosha 7-8 vjeç.

Siç e thashë, Halil Papleka, djali i axhës së gjyshit tim, një njeri atdhetar i cili ka luftu nga veriu në jug, kudo që ka patur nevojë atdheu, është vra në moshën 26 vjeçare nga forcat komuniste me duar të lidhuna. Gjyshi im në moshën 31 vjeçare, i cili mbasi ishte vra djalës i axhës së vet me grupin e tij ishin betu që të mos binin të gjallë në duart e komunistave, vendosi që me ardhë me marrë familjet e shokëve të vet që ishin në Tropojë për me i çu në Mal të Zi, e masandej me i emigru që të ishin të sigurtë. Por, në këtë vendim që mori, filloi duke marrë familjet e shokëve, që me e lënë të fundit familjen e vet.

Abc mëson se dorëheqja nga dosja vjen pasi prokurori edhe në një tjetër seksion ku ka ngarkesë të lartë pune, çka ka ndikuar edhe në gjendjen shëndetësore të tij.