Arjan Sallaku, 37 vjeç është arrestuar nga Policia e Lezhës pas kallëzimit të bashkëjetueses së tij për dhunë. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e 37-vjeçarit janë sekuestruar një armë zjarri, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë.
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se dhunohej nga bashkëjetuesi i saj, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në kuadër të “operacionit policor të koduar “Poseduesi”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit Arjan Sallaku., 37 vjeç. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/