Tritoli tronditi Shkodrën orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Lënda plasëse shpërtheu në derën e banesës së Ardian Fierzë, në lagjen “Tre heronjtë” të qytetit.
Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndëresa janë marrë nën administrim kamerat e sigurisë së zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Në dëshminë e tij të dhënë për hetuesit, Fierza, i njohur si biznesmen në Shkodër është shprehur se nuk ka konflikte dhe nuk dyshon tek askush,
Ndrëkohë që nuk është hera e parë qw ai vihet në shënjestër të shpërthimit me ekspoloziv.
Në 29 gusht të këtij viti, një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e asgjenicsë funerale në pronësi të Fierzës në qytetin e Shkodrës, ku u shkkatuan vetëm dëme materiale.
Ngjarja e ndodhur në muajin gusht nuk ka ende autor, ndërsa hetimet u përqëndruan në pistën e konkurrencës, pasi edhe në atë kohë Fierza u shpreh se nuk kishte konflikte.
Ndërkaq, grupi hetimor po vijon verifikimet për të dyja ngjarjet si të lidhura me njëra tjetrën.