Një kamion i cili vinte nga Shqipëria është ndaluar dhe kontrolluar nga policia turke me dyshimet se transportohej drogë.
Pas kontrolleve të imtësishme ata gjëtën në dyshemenë e kamionit 122 kilogram drogë.
Autoritet turke kishin marrë informacion se do të hynte një sasi droge nga Shqipëria në Stamboll dhe menjëherë TIR-i nisi ndjekjen duke vendosur për ta ndaluar kamionin me shofer shqiptar në Takirdag.
Mësohet se shoferi shqiptar i arrestuar është identifikuar si Fatmir Ferko.r.t/abcnews.al