EMRAT/ Tre të dënuar u arratisën pas problemeve me drejtësinë, ekstradohen 3 persona

schedule12:47 - 2 Korrik, 2020

schedule 12:47 - 2 Korrik, 2020

Interpol Tirana së bashku me autoritetet greke dhe italiane kanë bërë të mundur ekstradimin nga Greqia dhe Italia të tre personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç dhe Renato Rama, 26 vjeç ndërsa Ergys Rexha, 31 vjeç, u ekstradua nga shteti italian.

2 të ekstraduarit nga Greqia janë dënuar për veprën penale të kultivim të lëndëve narkotike ndërsa 31 vjeçari i ekstraduar nga Italia është dënuar për veprën penale të mashtrimit nga, vendimet ndaj të cilëve janë dhënë nga Gjykatat vendase.

Njoftimi: 

Vijojnë operacionet e përbashkëta mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave që i shmangen përballjes me organet e drejtësisë dhe vuajtjes së dënimeve.

Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me homologët, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia dhe Italia i tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U ekstradua nga Italia shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”./abcnews.al