EMRAT/ Trafikimi i armëve me autobus nga Kosova, cilët janë personat e arrestuar. Vlera e armëve shkonte deri në 3 mijë euro

schedule09:57 - 24 Maj, 2024

schedule 09:57 - 24 Maj, 2024

Katër persona u arrestuan në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Transportuesi 2”.

Shtetasit Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi u vunë në pranga pasi trafikuan nga Kosova 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

28-vjeçari Blerim Krasniqi dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues 25-vjeçarin Edonis Thaçi një çantë brenda së cilës u gjet arsenali i armëve.

Më pas, Blerim Krasniqi në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin, kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi Edonis Thaçi, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

“Ka qenë një hetim i Policisë së Tiranës dhe sektorit të anti-trafiqeve, kanë pasur një hetim disa mujor. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë arrestuar 4 persona. Janë sekuestruar 10 pistoileta dhe disa krehër me fishekë. Blerim Kransiqi rezulton se është koka e këtij grupi. Të gjithë janë banues në shtetin e Kosovës. Krasniqi dyshohet se ka vënë armët në autobus. Bleriim Krasniqi me Muhamed Krasniqin e kanë ndjekur nga pas autobusin me automjetin e tyre personal. Këto armë me qëllim shitjen, do të kapnin vlerat nga 1500-3000 mijë euro”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!