ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar u goditi për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në Itali. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali, në zonën e “Calcinato-s”.
Sipas mediave, Alfons Kola, fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Autori i krimit dyshohet të jetë shqiptari Petrit Gega, i cili u arrestua nga policia.
Pas krimit, shqiptari tentoi të arratisej, por policia ndërhyri në kohë për të kryer arrestimin dhe për ta vënë para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur motivet e përplasjes mes dy shqiptarëve, përplasje kjo, e cila rezultoi fatale për të riun/n.m.abcnews.al

