EMRAT/ Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, skema që përdornin trafikantët

schedule12:50 - 28 Nëntor, 2022

schedule 12:50 - 28 Nëntor, 2022

Një bandë shqiptare është shkatërruar në Parma nga autoritetet italiane. Në pranga kanë rënë tre shqiptarë Alberto Musai, 45 vjeç, Ervis Nasufi, 32 vjeç dhe 20-vjeçari Rizvan Bushi.

Po ashtu i është ndaluar qëndrimi Arjan Çelës dhe janë arrestuar edhe shtetasit italianë Enzo Merlino dhe Michele Tummolo. Ata akuzohen për mbajtje dhe shitje të lëndëve narktoike.

Policia ka qenë në mbikëqyrje të tyre që në mars 2020 përmes përgjimeve telefonike si dhe shërbimeve të vëzhgimit dhe ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të trafikut të drogës që kryhej nga shtetas italianë dhe shqiptarë.

Sipas hipotezës provizore të akuzës, të njëjtit, pasi kishin marrë furnizime me lëndë narkotike të llojit kokainë, vazhdonin transferimin e saj tek blerësit e tyre.

Dorëzimi bëhej në çdo kohë të ditës, duke përfituar nga prania e lokaleve të shumta në zonë, të cilat i lejonin të dyshuarit të rekrutonin me lehtësi blerësit e tyre.

Gjatë veprimeve ekzekutive, policia arrestoi në flagrancë edhe një nga marrësit e masave të vendosura nga gjyqtari për Hetimet Paraprake, pasi iu gjetën 1.5 kg hashash.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!