Një sherr për pronën është raportuar këtë të shtunë në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.
Dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi 93 vjeç, Astrit Çani ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin 61 vjeç, Pëllumb Çani.
Mësohet se 61-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /abcnews.al/


