EMRAT/ Sherr me thika mes disa të rinjve në Fushë-Krujë, plagosen 2 persona, nisen tek “Trauma”

schedule12:38 - 21 Maj, 2020

schedule 12:38 - 21 Maj, 2020

Sherr me thika mes disa të rinjve në Fushë-Krujë.

Burime për ABC News kanë njoftuar se janë plagosur dy të rinj, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Si pasojë e plagëve të marra ata janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, por më pas janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit pranë aksit të vjetër nacional Fushë Krujë – Thumanë.

Për momentin nuk dihet arsyet apo shkaqet e këtij sherri me mjete prerëse, por policia grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet e këtij konflikti.

Mësohet se personat janë Serdar Tali 30 vjeç dhe Elgert Gjoni 28 vjeç.

Për momentin dy të plagosurit nuk kanë treguar arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa në vijim pritet të zbardhen edhe detajet./abcnews.al