EMRAT/ Pranga dy shtetasve në Dibër të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Akuzohen nga shteti italian për vrasje

schedule09:55 - 15 Mars, 2025

schedule 09:55 - 15 Mars, 2025

Kapen gjatë operacionit dhe vihen në pranga me qëllim ekstradimi dy të kërkuar të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali.

Të arrestuarit të kërkuar në Itali që prej vitit 1999 të cilët fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.

U bë e mundur lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale , kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dy shtetasve shqiptarë :

Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina , 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër.(kushërinj).
Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!