Emrat/ Policia jep detaje: 23-vjeçari vret studenten e juridikut, refuzoi të lidhej me autorin

schedule16:20 - 21 Janar, 2018

schedule 16:20 - 21 Janar, 2018

Policia e Tiranës ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë në kryeqytet, ku u vra një vajzë e re. Viktima është Ariela Murati 21 vjeç nga Fieri, studente e Drejtësisë në vitin e tretë. Ajo u qëllua me armë përpara Fakultetit të Mjekësisë dhe ndërroi jetë menjëherë.

Autori i dyshuar është Aldison Belulaj rreth 23 vjeç, gjithashtu nga Fieri. Pasi vrau studenten 21-vjeçare, qëlloi edhe veten me armë, por ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistoletë dhe dy gezhoja. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!