ELBASAN- Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”, duke synuar goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.
Në pranga janë vënë 14 shtetasit që i posedonin, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh.
Shtetasit e arrestuar, rezultojnë me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
ABC News ka mësuar se janë arrestuar;
1. Endri Doda, 43 vjeç – Armëmbajtje
2. Ervin Cani, 35 vjeç – Armëmbajtje
3. Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje
4. Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
5. Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
6. Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
7. Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie
8. Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
9. Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
10. Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
11. Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie
Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të arrestuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.
/abcnews.al/

