Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT / OFL i dërgon formularin dy “të fortëve” në Tiranë: Deklaroni pasurinë

schedule11:20 - 13 Shkurt, 2020

schedule 11:20 - 13 Shkurt, 2020

OFL kërkesë për deklarim pasurie dy personave me precedentë penalë.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Pajtim Serjanin dhe Orges Jahelezin. Serjani njihet si shoku i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar për kanosje dhe shtrëngim me qëllim marje pasurie, kurse Jahelezi është arrestuar në kuadër të operacionit “VOL-VO4”.

Njoftimi i OFL



Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;

– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!