Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion tre vajza të mitura.
Të arrestuar Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.
Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.
Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit Kastriot Kullaj dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.
Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qershor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.
/abcnews.al/