Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Dogjën dy automjete në Vlorë, ndalohet një prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim një tjetër

schedule10:23 - 12 Nëntor, 2025

schedule 10:23 - 12 Nëntor, 2025

VLORË- Është zbardhur djegia e qëllimshme e dy automjeteve, ngjarje e ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Sipas policisë është identifikuar dhe ndaluar njëri prej autorëve të dyshuar Xhordan Skënderaj dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi Daniel Doda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur me lëndë djegëse dy automjete, tip “Audi” dhe “Suzuki”.

Punohet për zbardhjen e motivit, si dhe për kapjen e autorit të dytë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!