EMRI/ Sherr në Shkodër, goditet me sende të forta një person, dërgohet menjëherë në spital

schedule14:54 - 3 Qershor, 2024

schedule 14:54 - 3 Qershor, 2024

Njw sherr ka ndodhur në lagjen Rus, pranë kopshtit “Tom Alimhilli” nw Shkodwr. Mwsohet se 62-vjeçari Vladimir Bruçaj është goditur me sende të forta.

Si pasojw, ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!