Empoli i shqiptarëve miqësore me Kombëtaren ukrainase më 17 maj

schedule16:35 - 11 Maj, 2022

schedule 16:35 - 11 Maj, 2022

Një ndeshje futbolli, por jo vetëm, është një mesazh i fortë për të gjithë, kundër luftës. Më  17 maj ora 20:30 në stadiumin “Carlo Castellani”, Empoli i Andreazzolit do të përballet me kombëtaren e Ukrainës në një ndeshje miqësore, të drejtuar nga Oleksandr Petrakov.

Ukraina po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni me lojtarët që luajnë në kampionatin ukrainas, për t’u përgatitur për fazën “play-off” të qershorit për Kupën e Botës “Katar 2022”

Të ardhurat e përfituara nga kjo ndeshje do ti shkojnë një fondacioni që mbledh donacione në mbështetje të Ukrainës. /f.a/abcnews.al