Duket si skenari i filmit të vjetër “Lessi”, por në fakt është një histori reale. Një qen e çoi policinë në vendin ku kishte mbetur i plagosur pronari i saj, i cili nuk ishte në gjendje të kërkonte ndihmë.
Tinsley, u pa duke vrapuar me ankth në autostradë të hënën në Neë Hampshire, në verilindje të SHBA duke nxitur shoferët e shqetësuar të telefonojnë policinë.
Kur blutë mbërritën aty, Tinsley filloi të vraponte përsëri, duke i çuar në Vermont, në një pikë të rrugës ku një kamion ishte përmbysur.
Prinari i tij dhe një person tjetër ishin hedhur nga makina për të shpëtuar por kishin pësuar dëmtime të rënda.
“Ishte sikur na thoshte na ndiq, na ndiq dhe për habinë më të madhe nuk mund t’u besonim syve kur mbërritëm atje”, tha oficeri i policisë Daniel Boldasar. m.v/Abcnews.al