Emocionohet Aurela, surprizë nga bashkëshorti dhe vajzat! Ç’thanë kolegët e njohur

schedule16:20 - 16 Tetor, 2020

schedule 16:20 - 16 Tetor, 2020

E madhja Aurela Gaçe po feston për herë të parë ditëlindjen e saj në një program televiziv e këtë ja besoi moderatorit, mikut të saj, Ermal Peçi. Emocione pa fund dhe një studio komplet e transformuar në një atmosferë feste.

Ashtu me sytë e mbyllur kengëtarja e muzikës shqiptare fryn qirinjtë e tortës, të cilën e ka nga bashkëshorti i saj Skerdi dhe buqeta me nje pusullë të dedikuar.

Gëzuar ditëlindjen shpirt i shpirtit tim! Nga Skerdi, Grace dhe Abigail”, është dedikimi që ajo lexoi live sot në programin ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçin. Dedikim i ndjerë nga më të dashurit e saj.

Ndërkohë që pas kësaj surprize hapëse, Aurela emocionohet akoma më shumë nga miqtë e saj të cilët nuk ndodhen në Shqipëri.

Nuk mund të mungonte Gëzim Nika, Merita dhe Raifi, Fadil Berisha, Rita Ndoci apo edhe diva e Maqedonisë, Kaliopi.

Me këngëtarin Gëzim Nika, ajo ka një marrëdhënie miqësie të hershme. Të qënit në një profesion ka bërë që shpesh të punojnë bashkë duke mbshtetur njëri-tjetrin, por edhe të bëjnë humor.

Humori dhe sarkazma nuk mund të mungojë mes tyre dhe ja si e këndojnë praktikisht ata napolonin, Aurela si një labe dhe Gëzimi si një malësor. Batuta pati edhe në përshëndetjet e miqve të tjerë, teksa Rita e pyet se si nuk stonoi njëherë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!