Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Zakinthos në Greqi.
Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, e cila dha frymën e fundit në spitalin e Zakinthos.
Mediet greke raportojnë se pasi kreu krimin makutër shqiptari është zhdukur, për pasojë autoritetet greke janë vënë në kërkim të 51-vjeçarit.
Sipas ERT, ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri që çifti kishte pasur.
Para se ta sulmonte me thikë burri ka rrahur gruan, shkruajnë mediet greke.
Mësohet se 51-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë në gjoks të shoqen.
Çifti ka tre fëmijë./abcnews.al/