Emigrantët, Kongresi amerikan nuk ndryshon ligjet

schedule22:59 - 21 Qershor, 2018

schedule 22:59 - 21 Qershor, 2018

Dhoma e Ulët e Kongresit amerikan rrëzoi me 231 vota kundër 193 një nga dy projektligjet e reja për emigracionin, një ditë pasi presidenti Trump firmosi urdhërin ekzekutiv që ndalon ndarjen e fëmijëve nga prindërit.

Drafti i hartuar nga krahu konservator i republikanëve parashikonte reduktimin e vizave për emigracionin legal, mbrojtje të përkohshme për emigrantët ilegalë të rritur në Shtetet e Bashkuara dhe lëshimin e një fondi prej 25 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit me Meksikën.

Të treja këto pika të kundërshtuara nga demokratët. Ndërkohë, ligjvënësit kanë shtyrë për të premten votimin për draftin e dytë, në mënyrë që të kenë kohë për ta rishikuar atë. Duke reaguar ndaj votimit, presidenti Trump ka akuzuar demokratët për pengesë dhe ka deklaruar se njerëzit po vuajnë për shkakun e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!