“Emigracioni, jemi të kënaqur”/ Rama me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë. Britania, bashkëpunim për projektet në rajon

schedule12:44 - 22 Maj, 2024

schedule 12:44 - 22 Maj, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se lufta ndaj emigracionit ilegal në Britaninë e Madhe ka dhënë rezultate të kënqashme, por se operacionet do të vazhdojnë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron, Rama u shpreh se Britania e Madhe ka ofrua bashkëpunimin e saj për projektet në rajon.

“Kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, jemi shumë të kënaqur, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë. Gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Lidhet me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesve të paqtimit dhe të bashkëpunimit në rajon. Cameron është mbështetës i vendosur i këtyre proceseve. Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interes për normalizmin të raporteve edhe për Kosovën e Serbinë, ku ka pasur hapa pozitiv por në vijimsi ka edhe ngecje në vend apo në vijimsi ndodhet rreziku i kthimit mbrapa.

Unë dëshiroj të falenderoj kryeminsitrin Sunak dhe lordin Cameron për gatishmërinë e tyre për të mbështetur ofrimin e Shqipërisë, që të bëhet vitin e ardhshëm vendi pritës i samitit të madh të komunitetit të përbashkët evreopian, që do të mbahet në Londër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!