Edicioni i 7- të i “Hemingway Jazz – Fest” rezultoi një sukses i vërtetë. Dashamirës të kësaj muzike jo vetëm u argëtuan nën ritmet e xhazit, por përcollën mesazhe të forta kundër racizmit.
Tingujt e xhazit pushtuan kryeqytetin për dy net me radhë në edicionin e 7- të “Hemingway Jazz – Fest”
Mbrëmja e parë solli tingujt etno-xhaz nga grupet e njohura evropian. Dashamirësit e kësaj muzike jo vetëm festuan , por respektuan edhe kodin e veshjes.
Organizatorët janë të lumtur jo vetëm për ritmet festive të muzikës , por edhe për mesazhet përbashkuese që sollën në këtë festival.
Ajo që i gëzon më shumë është përqafimi i propozimeve të tyre.
Prezantuesja e festivalit Suela Demiraj, thotë me bindje se ka përjetuar një eksperiencë të veçantë.
Edicioni i 7 -të “Hemingway Jazz-Fest” rezultoi një sukses i vërtetë në kryeqytet./ABC News Albania 24/7