Unai Emery, ish-trajneri i Arsenalit dhe PSG-së, është i bindur se klubi i tij i ri, për nga struktura dhe organizimi, nuk ka asgjë për t’i patur zili anglezëve dhe francezëve.
“Jam shumë i lumtur për strukturat në dispozicion. Kemi tre fushëme bar natyral, plus një stadium. Kam kërkuar nëse ishte e mundur të kishim një palestër në krah të fushës stërvitore dhe ka filluar të ndërtohet.
Kemi mundësinë ta hamë drekën, darkën dhe të flemë në strukturë. Domethënë, gjithçka duhet për të punuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Isha në dijeni të potencialit të klubit. E kam admiruar gjithmonë Villarrealin, ka luajtur ndeshje dhe kompeticione të rëndësishme. Po flasim për një klub që ka luajtur gjysmëfinale në Champions dhe Europa League.
Ndoshta ka një dimension më të vogël mediatik, por nuk ka asgjë për t’i patur zili për nga organizimi PSG-së dhe Arsenalit”./abcnews.al