EMCDDA: “Shqipëria prodhuese e kanabisit, tranzit i kokainës e heroinës”

schedule16:16 - 13 Nëntor, 2017

schedule 16:16 - 13 Nëntor, 2017

Shqipëria, sipas Qendrës Europiane të Drogave dhe Varësisë ndaj tyre, shërben si vend transit për drogat e forta. Ndonëse një pjesë ka destinacion vendet fqinje, sasi e konsiderueshme përdoret edhe për konsum të brendshëm. Sa i përket kokainës, specialistët thonë se Shqipëria ka prevalencë më të lartë se mesatarja europiane.
Shqipëria nuk konsiderohet vetëm vend prodhues i kanabisit, por edhe një nyje të trafikimit të heroinës dhe kokainës.

Konstatimi është i Qendrës Europiane të Drogave dhe Varësisë ndaj tyre në raportin për vitin 2017, i cili mban gjithashtu edhe logon e Instituti të Shëndetit Publik Shqiptar.
Heroina transportohet me kamionë, autobusë e makina.
Rrugët kryesore që përdoren sipas raportit janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri.

Destinacionet kryesore të trafikimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafikuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri.

Në këtë pikë, ajo që shqetëson specialistët është prevalenca mbi mesataren europiane të përdorimit të kokainës gjatë gjithë jetës dhe tendenca në rritje e konsumit të kanabisit nga adoleshentët.
Tendencë në rritje të kanabisit 4.4% 2011-n, në 6.6% në 2015-n rritje heroine, kokainë dhe eksatzi, ulje alkool e duhan.
Kjo ka ndikuar që disponimi I tyre të jetë më I madh. Arsyet janë aksesi më i lehtë dhe çmimi më i ulët.
Sipas këtij raporti, drogat sintetike nuk janë të shpeshta në vendin tonë, ndërkohë që kanabisi mbetet droga kryesore e tregut shqiptar./abcnews.al

 

https://youtu.be/Iag1RYR-C2w

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!