Mesfushori i kombëtares Emanuele Ndoji ka përfunduar në objektivin e Milanit. 22-vjeçari aktivizohet me skuadrën e Breshias ku është një titullar i padiskutueshëm.
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Mesfushori i kombëtares shqiptare Emanuele Ndoj ka përfunduar në objektivin e skuadrës së Milanit. Mesfushori Ndoj aktivizohet tek skuadra e Breshia dhe është je nder lojtarët më të dalluar. 22-vjeçari nuk ka raporte të mira me presidentin e klubit dhe krisja mes palëve mund te sjellë largimin e futbollistit te talentuar. Sipas mediave italiane, për Emanuele Ndoj ka shfaqur interes skuadra e Milanit që i bashkohet konkurrencës së Bolonjas. Trajneri Marko Xhampaolo shumë shpejt pritet të zyrtarizohet në krye të pankinës kuq e zi dhe e sheh me sy të mirë futbollistin shqiptar. Ndoj është aktivizuar në 72 ndeshje me skuadrën italiane ku ka shënuar edhe 4 gola. Milani nuk ka shumë buxhet për të financuar në merkato dhe primare është të nënshkruajë me futbollistë që kanë një klauzolë të përballueshme për klubin./ABC News Albania 24/7