E rëndë në Greqi, 17-vjeçari qëllon me thikë nënën e tij

schedule10:51 - 28 Mars, 2023

schedule 10:51 - 28 Mars, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Një 17-vjeçar ka qëlluar me thikë nënën e tij dhe ka dalë në rrugë i gjakosur, shkruan Protothema.

“I vrava të gjithë”, ishin fjalët e të mitur pasi qëlloi të ëmën. Sipas informacioneve të para, nëna e të riut është gjetur e mbuluar në gjak dhe është dërguar në spital.

Dyshohet se djali e ka sulmuar dhe më pas e ka qëlluar. Ai është arrestuar nga forcat e policisë./abcnews.al