EMA miraton së shpejti vaksinën e J&J, shkon në katër numri i vaksinave autorizuara në Evropë

schedule13:17 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:17 - 26 Shkurt, 2021

Rregullatori i barnave në Bashkimin Evropian pritet që të rekomandojë për përdorim urgjent vaksinën e koronavirusit Johnson & Johnson në fillim të muajit tjetër. Lajmin e bën të ditur Bloomberg.

Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave pritet të ndodhë në 11 Mars, raportohet të ketë thënë një zyrtar i BE-së për kompaninë mediatike.

Ky veprim do të hapte rrugën për autorizimin e një vaksine të katërt Covid-19, së bashku me ato nga Moderna-s, AstraZeneca-s dhe dozës së Pfizer e BioNTech. sb/abcnews.al/