Legjenda e muzikës, Elton John, performoi koncertin e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij botëror përpara mijëra fansave që e përshëndetën.
Me familjen dhe miqtë e famshëm pranë tij duke përfshirë David Williams, Lewis Hamilton, Paul McCartney dhe Spice Girls, superylli u ngjit në skenën kryesore të festivalit të njohur i veshur me një kostum floriri dhe syzet e tij të kuqe.
Elton John closed out Glastonbury with a perfect farewell on Sunday. Read the review via @RollingStoneUK https://t.co/3ILdPeHa1h
— Rolling Stone (@RollingStone) June 26, 2023
“Është një natë shumë e veçantë dhe emocionuese për mua, sepse mund të jetë koncerti im i fundit në Angli, kështu që më mirë të luaj mirë dhe akoma më mirë t’ju argëtoj”, tha këngëtari, teksa fishekzjarre të panumërta shumëngjyrëshe ndriçuan qiellin.
Ai e nisi koncertin dy-orësh me ‘Pinball Ëizard’ në piano përpara se notat e ‘The Bitch Is Back’ të luheshin, duke deklaruar se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të luante ndonjëherë në Glastonbury.
Gjatë mbrëmjes, ai ia dedikoi këngën e tij të parafundit “Don’t Let the Sun Go Down on Me” të ndjerit George Michael në ditëlindjen e tij të 60-të.
Legendary moment as Elton John bows out in front of the Glastonbury crowd after finishing his final ever performance. ?#Glastonbury #glastonbury2023 pic.twitter.com/pPNcORseCv
— MC (@UtdMicah) June 25, 2023
Sipas Daily Mail, Elton John mirëpriti në skenën e famshme Steven Sanchez, Jacob Loose dhe Brandon Flowers si dhe këngëtaren britaniko-japoneze të popit Rina Saëayama./abcnews.al