Elseid Hysaj mund të qëndrojë tek Napoli

schedule20:30 / 16/07/2019

Elseid Hysaj rrezikon të mbetet tek Napoli edhe sezonin e ardhshëm. Atletiko Madrid nuk pranon të plotësojë kërkesat e italianëve dhe ndalet në 15 mln euro.

E ardhmja e mbrojësit të kombëtares Elseid Hysaj mbetet ende e paqartë. 25 vjeçari ka përfunduar në stol pas ardhjes së trajnerit Karlo Anceloti. Kjo e ka detyruar futbollistin shkodran të zbulojë publikisht se e ardhmja e tij është larg skuadrës italiane. Destinacioni i radhës për mbrojtësin anësor aludohet se do të jetë Atletiko Madrid, por problem janë termat ekonomikë.

Napoli kërkon të përfitojë jo më pak se 25 mln euro, ndërkohe që Atletiko ndalet në 15 mln euro, plot 10 mln më pak nga kërkesa e nënkampionëve të Italisë. Marrëveshja mes klubeve duket të jetë larg, pasi Napoli nuk ul pretendimet, ndërkohë që madrilenët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë më tepër se oferta zyrtare. Situata nuk është aspak në favor të futbollistit shqiptar pasi skuadra do të niset shumë shpejt për turin përgatitor jashtë Italisë dhe e ardhmja e Hysaj duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Në Itali mbrojtësi i kombëtares është kërkuar nga skuadra e Interit por drejtuesit e klubit zikaltër nuk kanë bërë asnjë ofertë konkrete dhe mendohet se kanë hequr dorë përfundimisht nga ideja për të ofruar në skuadër 25 vjeçarin. /ABC News Albania 24/7

schedule20:30 / 16/07/2019