Shumë është përfolur për një largim të Arturo Vidal nga Barcelona, por Quique Setien nuk ka ndërmend të privohet nga “luftëtari” i mesfushës. Në konferencën për shtyp përpara derbit kundër Espanyol (e mërkurë, 22:00), trajneri i Barcelonës nuk i kursen elozhet për 33-vjeçarin.
“Vidal po i jep shumë Barcelonës, është i pazëvendësueshëm. Ndihem me fat që kam në skuadër një futbollist të tillë. Arturo është nën kontratë me ne dhe dëshiron të qëndrojë këtu“, deklaron trajneri i Barcelonës.
Vidal ka edhe një vit kontratë me klubin katalanas dhe, duke u bazuar në fjalët e Setien, klubet që interesohen për shërbimet e tij duhet të shohin për ndonjë objektiv tjetër. /abcnews.al