Eliminimi nga Champions League dhe rikthimi te Reali, rrëfehet CR7

schedule16:13 - 13 Mars, 2021

schedule 16:13 - 13 Mars, 2021

Më në fund ka reaguar Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Juventusit vendosi të thyejë heshtjen që pas eliminimit nga Championsi në javën që po lemë pas. Ylli portugez madje është lidhur dhe me një rikthim te Real Madrid, por përmes postimit ai kërkon më tepër respekt për historinë që ai ka arritur.

“Më e rëndësishme se numri i rënieve në jëtën është sa shpejt dhe i fortë ju ngriheni në këmbë. Kampionët e vërtetë nuk dorëzohen kurrë. Fokusi ynë është tashmë tek ndeshja me Cagliarin, në luftën e Serie A, në finalen e Kupës së Italisë dhe në gjithçka që mund të arrijmë ende në këtë sezon”, shkruan portugezi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

“Është e vërtetë që e kaluar i përket muzeumeve. Por, për fat të mirë futbolli ka kujtesë… dhe unë gjithashtu! Historia nuk mund të fshihet, ajo është shkruar çdo ditë me shprit ekipit, këmbëngulje dhe shumë punë të palodhur. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk do të arrijnë kurrë lavdi dhe sukses”, përfundon Ronaldo. /abcnews.al