Elbasan, merr flakë makina, digjet pjesërisht dhe një automjet tjetër

schedule12:06 - 23 Janar, 2025

schedule 12:06 - 23 Janar, 2025

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan. Makina është djegur pjesërisht.

Gjithashtu mësohet se është djegur edhe një automjet i parkuar aty pranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjetin tip “Benz”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!