Elbasan, kapet autori i plagosjes së 22 vjeçarit

schedule10:16 - 11 Maj, 2018

schedule 10:16 - 11 Maj, 2018

Policia e Elbasanit arrestoi  autorin e plagosjes me armë zjarri të 22 vjeçarit Xhon Rusta në lagjen “11 Nëntori” të qytetit. Ndërkohë u shpall në kërkim një person  tjetër si përkrahës i autorit të krimit.  Juxhino Seferi, 22 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet  për veprën penale ‘vrasje me dashje e mbetur në tentativë’. Në kërkim është shpallur Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’. Me 23 prill, Juxhino Seferi dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin Xhon Rusta, dhe më pas është larguar me automjet. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një tentativë vrasje në vitin 2014.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale,  nga Specialistët për  Hetimin e Krimit  në  Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Juxhino Seferi, 22 vjec, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”,  në lagjen “11Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.R dhe më pas është larguar me një automjet.

Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit:

Mattia Ajazi,  23 vjeç, banues në Elbasan,  i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!