Njëri nga vëllezërit goditi vëllain tjetër për ta vrarë, por perfunduan në qeli të dy. Ata janë Fatmir Bakalli, 56 vjeç dhe Shpendi Bakalli, 49 vjeç nga Elbasani . Arrestimi i Fatmir Bakallit u bë pasi në banesën e tij, në Lagjen “5 Maji” për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me thikë vëllain e tij, Shpendi Bakalli i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kurse i plagosuri u arrestua pasi dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait dhe i ka rrahur gruan e tij./abcnews.al
Elbasan, godet me thikë vëllain, arrestohen dy vëllezërit
schedule11:29 - 6 Dhjetor, 2017
schedule 11:29 - 6 Dhjetor, 2017