Elbasan, bora shkon deri në 1.5 m, shumë fshatra të bllokuara

schedule09:06 - 28 Shkurt, 2018

schedule 09:06 - 28 Shkurt, 2018

Mbulohet me dëborë i gjithë territori i qarkut të Elbasanit. Reshjet e dëborës kanë vazhduar edhe gjatë natës duke e rënduar akoma më shumë situatën. Për pasojë ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin e Qafthanës dhe në tunelin e Kërrabës. Tashmë me dhjetëra fshatra të thellë malorë janë të bllokuar totalisht. Në disa prej tyre trashësia e dëborës ka mbërritur mbi 1.5 m duke thyer edhe rekorde historike të shumë viteve më parë. Në mjaft shkolla në Përrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Elbasan është pezulluar mësimi. Në dhjetëra fshatra mungon energjia elektrike. Ndërkohë që kanë nisur problemet me bazën ushqimore për bagëtitë. /abcnews.al