Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“El Clasico” për shërbimet e lojtarit të Romës, ka interesime edhe nga Premier League

schedule11:40 - 25 Korrik, 2022

schedule 11:40 - 25 Korrik, 2022

Ka “El Clasico” për shërbimet e lojtarit të Romës. Roger Ibanez ka përfunduar në radarët e Barcelonës dhe të Real Madrid, me skuadrat spanjolle që do të tentojnë transferimin e tij në La Liga.

Qendërmbrojtësi brazilian me pasaportë italiane ka dy vite që luan rregullisht te Roma dhe ka rritur ndjeshëm edhe vlerën e tij. 23-vjeçari është një titullar fiks te Roma, por nuk përjashtohet mundësia e largimit nga kryeqyteti italian gjatë kësaj vere.

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e tij. Gjithsesi fjala është për një interesim vetëm dhe ende asnjëra nga skuadrat nuk ka bërë hap para për të dërguar ofertë.



Por oferta për brazilianin ka edhe nga Premier League, ku Newcastle United dhe Tottenham Hotspur besohet se kanë dërguar oferta nga 25 milionë euro për shërbimet e Ibanez. Gjithsesi Roma e vlerëson yllin e mbrojtjes dhe nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij pa u paguar rreth 35 milionë euro. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!