“Ekzekutori” i policëve? Një nga viktimat e atentatit në Fushë-Krujë dyshohet se vrau ish-efektivin në Laç

schedule16:31 - 17 Korrik, 2022

schedule 16:31 - 17 Korrik, 2022

Detaje të reja janë bërë me dije për Brilant Martinajn, i cili mbeti i vrarë sot në një atentat në Fushë-Krujë.

Mësohet se ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, vitin e kaluar në Laç, bën me dije gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra.

“Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë”, njoftonte policia për ngjarjen.

Si ndodhi ngjarja:

Xhelal Reçit iu bë atentat mëngjesin e një nëntorit rreth orës 07:23, pranë bizneseve të tij, pasi njihej si pronar i një butiku dhe i një bar kafeje në Laç. 60-vjeçari më herët ka punuar si polic.

60-vjeçari ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat dy vite më parë.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2020 në mes të Shëngjinit. Besniku, i shpëtoi atentatit të mirëorganizuar. Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. Autorët qëlluan drejt makinës së Reçit, por fatmirësisht plumbat nuk kapën as të dhe as familjen.

Lexo edhe: Dyshohet se vranë policin e FNSH, shkaku i atentatit me tre viktima, kush ishte objektivi

Po ashtu, dyshohet se Martinaj ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, por asnjëherë nuk ka pasur prova për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!