Gjykata ka lënë në burg Kliti Lekën, i cili dyshohet se ekzekutoi biznesmenin Niko Goro në Himarë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 17 tetorit, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros. Vrasja e tij lidhet me një konflikt pronësie.
Sipas asaj që deklaroi Leka pasi pranoi krimin, ai dhe familja i kishin dhënë Goros një hapësirë për të ndërtuar, por më pas biznesmeni nuk i kishte shlyer detyrimet duke çuar në krimin në fjalë. s.b/abcnews.al/